Kryemadhi publikon FOTO-n: Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e...

Kryemadhi publikon FOTO-n: Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit

151
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, thotë se faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’ i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Përmes një reagimi në facebook, Kryemadhi deklaron se këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Kryemadhi kujton se ka denoncuar publikisht me fakte që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

“Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

Për çdo shqiptar është më se e qartë:
Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

Asnjë hap pas!“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY