Përgjimet dolën sheshit, Vasili: Ky kryeministër dhe ministrat e tij duhet të...

Përgjimet dolën sheshit, Vasili: Ky kryeministër dhe ministrat e tij duhet të braktisin zyrat për 24 orë

117
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane BILD.

Vasili tha se përgjimet tregojnë se shteti është kapur nga kriminelët. Ai thekson se pas skandalit të përgjimeve, qeveria duhet të ikë për 24 orë, pasi shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kriminelë.

Shqiptarët e panë se kemi një shtet që ka vdekur . Kryeministri dhe as ministrat e tyre nuk mund të qëndrojnë dot as 24 orë në zyra. Qëndrimi i mëtejshëm është puç shtetëror në mënyrën më të paligjshme të mundshme. Në rast se këta nuk largohen nga zyrat e tyre, populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Betejën e fitoi e vërteta, populli shqiptar. Sot shqiptarët panë një të vërtetë, që duhet të buçasë, sesi është shembur përdhe institucioni i votës së lirë. Ky kryeministër dhe ministrat e tij duhet të braktisin zyrat, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur”,- u shpreh Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY