Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konfirmohet vota e parë kundër integrimit të Shqipërisë në BE, deputeti gjerman: Nuk janë përmbushur prioritetet

24/11/2016
Konfirmohet vota e parë kundër integrimit të Shqipërisë në BE, deputeti gjerman: Nuk janë përmbushur prioritetet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi i CDU/CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave  mes Shqipërisë e BE-së.
Deputeti i Bundestagut Krichbaum  ndodhet në një takim me median në Tiranë, ku tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet.
Sipas tij krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor dhe se në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar 5 prioritetet themelore. Sot është ende e paqartë se kur mund të hyjë reforma në drejtësi. Ky prioritet kyç nuk është përmbushur. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar krahasuar me progres raportin e 2015 nuk ka pasur asnjë progres prandaj nuk janë përmbushur as këto prioritete.
“Në raport-progresin e Komisionit Evropian propozon çeljen e negociatave të anëtarësimit pasi të jenë shënuar arritje të besueshme dhe të prekshme në reformën në drejtësi. Dua të paraqes ato fusha, të cilat aktualisht në këndvështrimin tonë janë ende pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, sepse në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar kushtet themelore në pesë reformat kyçe.
Reforma në drejtësi është miratuar vërtetë, por  me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar aspekte të kësaj reforme. Sikurse e dini, Gjykata Kushtetuese ndryshe mund të ishte e prekur nga kjo çështje, pret të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. Sot është ende e paqartë se kur mund hyjë në fuqi reforma në drejtësi apo se mund të ndryshohet. Deri tani nuk është përmbushur.
Së dyti lufta ndaj korrupsionit dhe së treti në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres. Në këtë mënyrë nuk është përmbushur as këto prioritete kyç, pra numri dy dhe numri tre.
Me të drejtë, KE-ja në mënyrë të përsëritur ka tërhequr vëmendjen për reformën zgjedhore dhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, kushti katër dhe pesë. Në të dyja këto fusha, rezultatet janë të pamjaftueshme.
Në pikëpamjen e grupit parlamentar të jepet një rekomandim për çeljen e bisedimeve për anëtarësi.
Për këtë arsye, grupi parlamentar i CDU-s dhe CSU-së do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen ato pika të formuluara në dokumentin e paraqitur në 7 pritshmëritë. Këto nuk janë pritshmëri të tepruara.
Nuk është vetëm një vend që shprehet kundër çeljes së negociatave, por është emërtimi dhe shprehja e qartë e asaj çka duhet të realizohet në mënyrë të kapitujt për negocim të negociohen në mënyrë sa më të shpejtë. Nëse këto pritshmëri do të përmbushen deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian në pranverën e vitit 2017, varet nga vullneti politik i të gjithë partive politike shqiptare.
Nuk është e mundur që këto forca politike të bllokojnë ecjen e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që vendi të anëtarësohet në BE, por kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë forcat shoqërore, ku përfshihen edhe forcat politike të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi ndaj kombit. Për këtë arsye, do të jetë e nevojshme të bëhen përpjekje më të mëdha për reformim. Në këtë drejtim, grupi i parlamentar i CDU-CSU, do të marrë këtë vendim vetëm pas të jetë publikuar progres-raporti i BE-së në vitin 2018”,
u shpreh Krichbaum.
Sipas tij, në Gjermani pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat.
“Budestagu ka të drejtën e shprehet me qëndrimin e tij përpara se të çelen negociatat për një vend kandidat. Ndaj, pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Bundestagu gjerman mban mbi supe një përgjegjësi të madhe.
Më lejoni të theksoj që në fillim se grupi parlamentar i CDU-së dhe SCU-së e ka bërë të ditur se ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht e vlerave evropiane. Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qenit qytetar të BE-së, njësoj si gjermanët. Ndaj, ne i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes edhe të Gjermanisë, ndaj prej vitesh BE-ja dhe Gjermania mbështesin vendin tuaj drejt Evropës. Ne duam t’ju japim ndihmesën tonë dhe ju krijon juve pritshmëri. Ne duam që negociatat për anëtarësimit të Shqipërisë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Në këtë drejtim, krijimi i shtetit të së drejtës është themelor. Ne përshëndesim progresin e vendit në rrugën që ka bërë Shqipëria drejt Bashkimit Evropian”
, u shpreh deputeti i Bundestagut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.