Elvana Gjata uron Fiter Bajramin me një foto të grave të mbuluara,...

Elvana Gjata uron Fiter Bajramin me një foto të grave të mbuluara, fansat i kthehen kundër: Na flliqe

148
0
Shares

Një foto e postuar nga ana e Elvana Gjatës si duket ka irrituar fansat që nuk i përkasin besimit islam. Për të uruar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët mysliman, Elvana zgjodhi të postonte një foto të disa grave të mbuluara teksa falen.

Edhe pse këngëtarja i përket besimit katolik, ka bërë një gjest të përzemërt për besimtarët mysliman duke i uruar:

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”.

Po kjo foto ka ngjallë disa reagime nga fansat të cilët kanë filluar të debatojnë më njëri-tjetrin:

“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!

“Foto e frikshme, më kap panik”.

“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.

Shumë fisnike nga ana jote, Gëzuar”.

“Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY