EMRI/ Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën në kabinën elektrike

EMRI/ Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën në kabinën elektrike

86
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person humbi jetën mesditën e sotme në Fier pasi u gjend i vdekur në një kabinë elektrike,

Sipas informacioneve të Policisë personi që ka humbur jetën në lagjen ‘Kryengritja’ është Vladimir Plaka, 45 vjeç.

Deri më tani mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Për shkak të kësaj ngjarje në të gjithë zonën është bërë stakimi i energjisë elektrike.

Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi  V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY