Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar Komisionerin e BE për Buxhetin Oettinger.
Basha në këtë takim tha se ai dhe opozita e bashkuar po bashkëpunojnë me Berlinin. Ai shprehet se ka qenë një bashkëpunim tepër i frytshëm me Gjermaninë.
“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë si Europa”, shkruan Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/