Atentati ndaj të riut në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Ishte sajesë, arrestohet...

Atentati ndaj të riut në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Ishte sajesë, arrestohet bashkë me shokun

72
0
Shares

Atentati i raportuar se kishte ndodhur në Vlorë, disa ditë më  parë doli që është një sajesë e dy personazheve.(kliko ketu)

Policia e Vlorës ka zbardhur sot ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 Maj 2019, ku njëri prej personazheve është 33-vjeçari Romarjo Alliaj.

Ai tregoi se i kishte shpëtuar fatmirësisht një atentati me breshërisë kallashnikovi, por policia e Vlorës thotë se ngjarja është tërësisht e sajuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24 vjeçarin R. A, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volksëagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa personale.
Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
R. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.
Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY