“Ka filluar muaji i rrenave” Ish-ministri: Meqë nuk kanë konkurrentë i bie...

“Ka filluar muaji i rrenave” Ish-ministri: Meqë nuk kanë konkurrentë i bie të rrejnë veten

77
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani,  muajin qershor e ka cilësuar si muajin e rrenave. Ai i referohet fushatës zgjedhore që PS ka çelur zyrtarisht, duke i konsideruar ato që thuhen, jo të vërteta.

Manjani ironizon teksa thotë se duke qene se nuk kanë konkurrentë, i bie të rrejnë veten.

REAGIMI I MANJANIT:

Zyrtarisht ka filluar muaji i rrenave.

Sa shkolla, kopështe, çerdhe, rrugë, parqe, kënde lojrash e vende pushimi virtuale do ndërtohen, aq të mira paçim!

Mëqë kët radhë nuk kanë konkurrentë i bie që të rrejnë veten…

Rren i madhi e të vegjlit. Sa munden!

Ndërkohë që rrejnë për të ardhmen, rrjejnë më shumë sesa kanë kokën për ç’kanë bërë. Rrejnë për shkatërrimin e pronës private pa proçes, për pishat e shtrenjta e palmat e thara, për koncensionet e PPP kriminale, për varfërinë e papunësinë, për tenderat abuzivë, për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe së shpejti të Bibliotekës, për dëmin e parikuperueshëm të trashëgimisë historike e kulturore…

Si tha ai “i vogli” që ëndërron të bëhet i madh “me rregullat e KLSH sbëja dot asnjë punë. Por e shkela ligjin për ju…”

Rrejnë, vetëm rrejnë….

30 qershorin nuk e luan as rrena!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY