“Eshtë ftohtë dhe vështirë”, banorët e Floqit braktisin çadrat, nis zhvendosja e...

“Eshtë ftohtë dhe vështirë”, banorët e Floqit braktisin çadrat, nis zhvendosja e tyre

138
0
Shares

Dy netët në çadra kanë qënë të vështira për banorët e prekur nga tërmeti në Korçë. Pasi kaluan dy net në çadra, banorët e fshatit Floq kanë nisur të akomodohen në ambientet e përcaktuara nga Emergjencat Civile.

Banorët shprehet se është shumë ftohtë dhe se po transferohen në vende të ndryshme sëbashku me fëmijët dhe të moshuarit.

Shtëpia ime është e pa banueshme. Këto dy netë në çadër ishin shumë të vështira pasi është ftohtë, jemi me fëmijë të vegjël dhe pleq.”– shprehet banorja.

Mësohet se 45 banorë i janë drejtuar shkollës së fshatit, ndërtesë që nuk pësoi dëme nga lëkundjet sizmike.Nga ana thetër, 25 banorë të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë transferuar në dy qendrat sociale në qytetin e Korçës, 70 banorë do të vijojnë të kalojnë natën në çadër, ndërsa pjesa tjetër janë rikthyer në banesat e tyre, të cilat u dëmtuan më pak nga tërmetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY