DETAJE/Shkatërrohen dy bandat shqiptare në Itali, merrnin fitime marramëndëse nga trafikimi

DETAJE/Shkatërrohen dy bandat shqiptare në Itali, merrnin fitime marramëndëse nga trafikimi

140
0
Shares

Policia italiane ka arritu të finalizojë një operacion kundër bandave kriminale. Bëhet fjalë për një operacion i Policisë italiane të Modenas, i cili ka çuar në shkatërrimin e dy bandave shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave. Mbi 50 trupa policorë kanë ekzekutuar mëngjesin e  sotëm kontrolle në mjaft banesa duke vënë në pranga disa nga anëtarët e 2 bandave kriminale.

Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.

Dy grupet shqiptare ishin në rivalitet mes tyre, i cili ka çuar në një konflikt me armë zjarri i verifikuar më 5 prill 2018.

Gjatë mesditës në një dalje për mediat Policia e Modenas do të zbardh detajet e këtij operacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY