Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit, mesazhi i kreut të KMSH

Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit, mesazhi i kreut të KMSH

144
0
Shares

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit të Ramazanit mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Bujar Spahiu, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, uroi besimtarët për paqe, lumturi dhe harmoni.

“Zoti i madhëruar thotë: ‘Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e falura’. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar!

Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.

Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit! ”- tha ai në mesazhin për këtë festë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY