Plagosi kushëririn, burg për ish-efektivin e FNSH: Ja pse e qëllova Enverin

Plagosi kushëririn, burg për ish-efektivin e FNSH: Ja pse e qëllova Enverin

82
0
Shares
Foto Ilustruese

Flamur Karaj është pezulluar nga detyra si efektivi i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Karaj u përfshi në konfliktin me kushëririn e tij Enver Karaj, disa ditë më parë ku dhe e la të plagosur.

Karaj, është pezulluar duke u larguar kështu përkohësisht nga puna e tij si polic, si edhe është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, ndërkohë që në Gjykatë, ai ka shpjeguar edhe konfliktin.

Jam i penduar. Enveri më goditi me dërrasë dhe më ofendoi. U vetëdorëzova në repart. Dorëzova edhe armën dhe shkova në polici.”-ka thënë Karaj.

Kujtojmë se më 28 Maj, në fshatin Dorëz, një konflikt mes dy kushërinjve Enver Karaj dhe Flamur Karaj, përfundoi me plagosjen rëndë të 50-vjeçarit, Enver Karaj. (lexo ketu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY