Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga persona të paidentifikuar të cilat kanë marrë një shumë parash.
“Më datë 03.06.2019, gjatë natës, në lagjen nr.3 Durrës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve,”-raporton policia.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...