Policia shton numrin e të arrestuarve, por ja si parandaloi Basha përplasjet...

Policia shton numrin e të arrestuarve, por ja si parandaloi Basha përplasjet tek Kryeministria

70
0
Shares

Policia njoftoi se kishte proceduar rreth 60 protestues, nga këta 40 janë janë të arrestuar dhe aktualisht mbahen në paraburgim.

Policia sqaronte se arsyeja pse ata janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit të Shqipërisë.

Por, Basha gjatë protestës së djeshme, i paralajmëroi protestuesit që të mos konfliktoheshin me policinë, duke bere thirrje të qarta gjatë tubimit.

Thirrja e Bashes 

“Vëllezër e motra!
Mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Mos prekni asnjë oficer policie!
Vëllezër dhe motra!
Mos i prekni me dorë, sepse, hiq dy a tre servilë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama ik, Rama ik, Rama ik.”

*Tek videoja minuta e 36

LIVE

LIVE – Demokracinë nuk e japim. Të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë. #ShqipëriaSiEuropa #2Qershor

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 2 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY