“Nuk durohet më”, Postimi i ministres irriton psikologen: E keni qelbur fare

“Nuk durohet më”, Postimi i ministres irriton psikologen: E keni qelbur fare

117
0
Shares

Psikologia Denata Toçe ka reaguar ashpër së fundmi duke kapur një problematikë që ende nuk po gjen zgjidhje në vendin tonë. Ajo është ndalur tek materialet fotografike të publikuara sëfundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasrliu, ndonëse ajo nuk është e vetmja.

Në një postim në Facebook, Toçe vë në dukje përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.

REAGIMI I SAJ

Nuk durohet me!!!!🤦🏻‍♀️😡
Mjaft perdoret fëmijët per reklamimin e “ndjeshmerise” dhe “empatise” farse qe ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhes, kete here nga Ministresha e shendetesise, qe mbulon dhe ceshtjet sociale. Zonja na kishte dale neper njesite bashkiake. Padiskutim mund te takohet me grupet e interesit, me adulte qe zgjedhin te jene pjese e punes se tyre madje dhe te beje foto me femijet (me lejen e prindit), por ne asnje rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund te publikojë ne media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur te drejtat e fëmijëve. E dyta, jeni ne shkelje te plote te etikes per përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju eshte regjur lekura duke abuzuar mbi te drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft me!#pertedrejtatefemijeve #mbronifemijentuaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY