FOTO/VIP-at shqiptarë që na habitën me transformimin e tyre pas humbjes në...

FOTO/VIP-at shqiptarë që na habitën me transformimin e tyre pas humbjes në peshë

952
0
Shares

Rënia në peshë padyshim është sfidë e vërtetë, kjo pasi kërkon angazhim dhe përkushtim në dietat ushqimore, ushtrime në palestër dhe në vullnetin e gjithsecilit.

Por janë disa nga VIP-at shqiptarë, për të cilët nuk do të na i merrte mendja se do të arrinin linjat perfekte trupore, kjo pasi “iu futën” me kokë këtij qëllimi.

Shikojeni disa prej tyre dhe ndryshimet qe pësuan në shumë pak kohë. Mbase dikush prej jush frymëzohet.

1.SARA HOXHA

Sara Hoxha pësoi ndryshimin e jashtëzakonshëm në trup brenda një viti. Ajo arriti të humbiste një numër të madh kilogramësh pas një ndërhyrjeje nëpërmjet së cilës zvogëloi stomaku, . Sara është pyetur pak kohë më parë për këtë fakt dhe është shprehur se pavarësisht se ajo duket shumë më mirë pas kësaj, nuk do t’ia rekomandonte askujt këtë gjë.

2- Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta, humbi plot 30 kilogramë duke u transformuar tërësisht. Fillimisht u tha se Presidenti ndoqi dietën e quajtur ‘Dukan’, megjithatë më vonë u tha se në fakt ai nuk ndiqte asnjë dietë specifike por nëpërmjet vullnetit dhe duke i kushtuar një rëndësi masës ushqimore filloi që të pësonte ndryshime në trup. Bashkëshortja e tij Monika tregoi se Iliri për mëngjese hante vetëm vezë të ziera dhe zarzavate, ndërsa nga buka kishte hequr dorë përgjithmonë.

3-Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi prej vitesh tashmë gëzon një fizik mjaft të rregullt të cilin e arriti nëpërmjet një diete të cilën e nisi menjëherë pasi bashkëshorti i saj Ilir Meta u dobësua. E ftuar në emisionin ‘Thumb’ kohë më parë, e pyetur për transformimin në pamje, Monika me shaka tha se ishte dobësuar për inat të Ilirit. Me ndihmën e një mikeshe të saj dietologe, Monika filloi një dietë, duke hequr dorë totalisht nga brumërat.

4- Rudina  Dembacaj

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj pak muaj më parë mori vëmendjen e të gjitha mediave teksa rrëfeu e ftuar në një emision se dikur ka qenë 89 kilogramë, mirëpo nëpërmjet dietës ajo arriti që të humbiste plot 35 kg dhe të transformohej tërësisht. “ Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, sepse bëhesh vetë doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”. Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë ia besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite.

5- Anxhela Peristeri

Prej muajsh këngëtarja Anxhela Peristeri ka vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram, por edhe në dalje të ndryshme ka treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ disa kohë më parë ajo ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.

6- Big Mama

Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup. Në fillimet e saj Bigu ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje gastrike që i riktheu format perfekte trupore.

7- Mateus Frroku

Mora një vendim duke mos ditur se si do të reagonte fiziku im, fatmirësisht ia dola. Tani jam në një moment që në rast se nuk bëj aktivitet fizik më duket sikur i kam marrë të 36-ta kilet që kam hequr. Vonë e kuptova se ishte ecja një proces dobësimi. Ecja të relakson dhe djeg kalori. Unë përshkruaj një distancë afro 15 kilometra në ditë, plus kam bërë eliminim të brumërave dhe respektoj orarin. Darkën nuk e ha pas orës 7-të. Eliminimi i bukës më ka bërë t’i ndjej shijen ushqimeve sepse më parë më dukej çdo gjë njëlloj”, tha Frroku në një intervistë më herët.

8- Linda Halimi

Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte shkoi 44 kg, Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte. Ndërkohë rikujtojmë që Linda pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë, mirëpo nëpërmjet videove dhe fotove tregoi se i ishte rikthyer formave të mëparshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY