“Pjesëmarrja e lartë në protestë”, Manjani: Kërcënimet e Ramës shtojnë mllefin e...

“Pjesëmarrja e lartë në protestë”, Manjani: Kërcënimet e Ramës shtojnë mllefin e protestuesve

95
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar dhe protestën e fundit të opozitës, të cilën e quan të nevojshme para kësaj lloj qeverisjeje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manjani evidenton se protestuesit do të shtohen akoma dhe më shumë, kjo si një përgjigje ndaj Ramës dhe kërcënimeve të tij.

Pjesmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës, vështirë se mund të vihen në dyshim.Njerëzit dalin dhe protestojnë ashtu siç ka shumë të pamundur që nuk janë fizikisht në shesh, por protestojnë në mënyrën e tyre.

Sigurisht që dikush i thërret në protestë dhe njerëzit i përgjigjen thirrjes së partive të opozitës masivisht.Kjo mund të mos jetë meritë vetëm e opozitës, por gjendja tejet e vështirë ekonomike dhe rreziku i shuarjes së çdo shenje të demokracisë i bën njerëzit të protestojnë.

Nga kjo pikpamje për numrat e rritura dhe të qëndrueshme të protestuesve në shesh ka meritë të veçantë arroganca, kokëfortësia dhe keqdrejtimi i qeverisjes nga ana e Kryeministrit.

Ky i fundit megjithëse mohon, fyen, kërcënon, dhunon e turfullon kundër pjesmarrësve, nga njëra anë dhe premton se do të shuajë opozitën në këtë vend nga ana tjetër, vetëm sa shton mllefin dhe numrin e protestuesve.

Le pastaj premtimi që do kthejë vizat si ndëshkim për popullin. Kjo e bën edhe më të madh dëshirën për revolte.Se helbeté, pa viza se pa viza njerëzit skanë çtë humbin tjetër gjë, ndaj mbushin sheshet.Jerm komplet është….”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY