Vijon tkurrja e Bindjes Demokratike, tërhiqet kandidati për këshillin Bashkiak të Tiranës

Vijon tkurrja e Bindjes Demokratike, tërhiqet kandidati për këshillin Bashkiak të Tiranës

134
0
Shares

Partia Bindja Demokratike sa vjen edhe po tkurret më shumë.

Pas largimit të disa kandidatëve për kryetar bashkie në disa qytete të Shqipërisë, një kandidat për këshillin bashkiak të Tiranës është tërhequr nga ‘gara’ elektorale.

Bëhet fjalë për Fabjan Domën, i cili përmes një statusi në FB shprehet se e ndjen si detyrim moral tërheqjen nga kjo farsë zgjedhore duke mos u shërbyer si “Kavie” politike në inkubatorët e Rilindjes.

POSTIMI I FABJAN DOMES:

Ne kete Nate te shenjte, Nate Kadri 

– Ne nje kohe kur mjerimi dhe varferia ka pllakosur ekonomine e shqiptareve,
– ne nje kohe kur rend dhe siguri, drejtesi dhe meritokraci nuk ka,
– ne nje kohe kur shqiptaret po braksisin vendin per nje te neserme te sigurte per femijet e tyre, 
– ne nje kohe kur droga dhe krimi ka mbuluar vendin,
– ne nje kohe kur stabiliteti politik ka rene,
– Ne nje kohe kur terrori policor po troket ne dyert tona cdo dite,
– ne nje kohe kur cmimet dhe taksat po perkeqesojne dita dites jetesen tone,
– Ne nje kohe kur vendi nuk ka me opozite parlamentare,
– ne nje kohe kur nga 61 bashki, ne 40 bashki jane pa kandidat rival, ku vendi po shkon ne monizem,
– ne nje kohe kur opozita po kerkon me cdo cmim qe zgjedhe me Edi Ramen kryeminister nuk ka per te patur me 30 qershor,
– ne nje kohe kur populli shqiptar po derdhet lum nga te katerta anet ne bulevard sa here opozita therret protesten e rradhes kunder qeverise,
– ne nje kohe kur vendi po shkon drejt nje konfliki civil,

Duke iu referuar vlerave shoqerore, dinjitetit dhe integritetit personal,
E ndej si detyrim moral qe mos behem pjese e kesaj farse zgjedhore duke u terhequr Publikisht nga angazhimi ne formacionin e ri politik, si kandidat per Keshillin Bashkiak Tirane nen siglen e Partise Bindja Demokratike, duke mos u sherbyer si “Kavie” politike ne inkubatoret e Rilindjes, ne paradhomat e kryeministrit, sepse betejen duhet ta bejme te gjithe sebashku brenda PD si nje force e vetme dhe perballe te kemi vetem Edi Ramen dhe qeverine e tij!

Dhe ti bashkohem Partise se vlerave, Partise qe beri ndryshimin e sistemit, Partise qe hodhi themelet per nje shqiperi Europiane, PARTISE DEMOKRATIKE,
#_2_Qershor
#Rama_IK 🇦🇱🇪🇺

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY