Qëlloi të afërmin me armën e shërbimit, arrestohet efektivi i FNSH-së

Qëlloi të afërmin me armën e shërbimit, arrestohet efektivi i FNSH-së

89
0
Shares

Specialistët e Sektorit të Krimeve Ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr 6 dhe me Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SH.Ç.B.A Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F. K., 58 vjeç, lindur në fshatin Dorëz, njësia administrative Pezë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi F.K, duke punuar në banesën e tij të vjetër, në fshatin Dorëz dhe pas një konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E. K., me armën e shërbimit ka qëlluar në kokë shtetasin E. K., i cili është dërguar me urgjencë në SUT –Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë F. K. është vetë dorëzuar pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një arme zjarri pistoletë, së bashku me karikatorin me 12 fishekë.

Materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, do ti kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të më tejshme në ngarkim të shtetasit F. K., për veprën penale, “Vrasja me dashje”, e ngelur në tentativë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY