Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

89
0
Shares

Ish-kryeministri  i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit. Vendimin e tij Gruevski e bëri të ditur nga Budapesti, përmes profilit të tij në Facebook duke i paraprirë kështu vendimit të Parlamentit i cili duhej ta shkarkonte nga posti këto ditë.

Ja postimi i Gruevskit

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve. Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY