Kryeministri i vendit Edi Rama në nisje të fushatës elektorale tha se do të nisin bashkë me qytetarët shqiptarë një martonë 30 ditore, e cila do i sigurojë PS-së drejtimin në të gjitha bashkitë e vendit.
Ai përsëriti edhe një herë kërcënimin duke thënë se, çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjni dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE.
Deklaratave të sotme të kryeministrit i ka kthyer përgjigje ish deputeti i PD, Bardh Spahia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shprehet se, sondazhet e kanë tmerruar Ramën ndaj dhe ulëret se po fiton me votim monist.
Reagimi i Bardh Spahisë:
Dmth ne nje votim ku do hyje vetem e do munde veten, prape me PD merret! Pra as ky vete nuk i merr seriozisht ata qe ka emeruar si kandidate, jo te PS. Ehhhh more diktatoruc qe i ben lajka vetes! Ja qe e verteta eshte aq e forte, sa ia del te artikulohet me gojen tende, krejt e qarte. Sondazhet te kane tmerruar e prandaj uleret se po “fiton” ne votim monist! #Klloun#MbeturineKomunizmi Aktrim tejet i dobet perbetimi se nuk ka vjedhur kurre, por ama te rrezon se qeshuri!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/