Merr flakë mjeti në mes të ditës, banorët në panik

Merr flakë mjeti në mes të ditës, banorët në panik

100
0
Shares

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në lagjen numër katër në qytetin e Durrësit. Mësohet se mjeti është në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si D.B. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ç’ka ka bërë që mjeti të digjet pothuajse krejtësisht.  Nuk ka persona të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht ka pasur distancë të mjaftueshme nga mjetet e tjera.Shqiptarja.com ka siguruar video, ku shfaqet automjeti në flakë.

Ky është zjarri i katër brenda një muaji në qytetin e Durrësit. Dy të parat kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme, e ndërsa të tjera për motive teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY