Aktori i Portokallisë i jep fund beqarisë sot në Tiranë, detajet e...

Aktori i Portokallisë i jep fund beqarisë sot në Tiranë, detajet e ceremonisë luksoze VIP me 300 të ftuar

273
0
Shares

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, vendos t’i japë fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.

Bëhet fjalë për Gazmend Pajën. “Panorama Plus” mëson se dasma VIP e shumëpërfolur organizohet sot në mbrëmje në ambientet e hotelit luksoz “Plaza” në qendër të Tiranës.

Janë 300 miqtë e përzgjedhur që do të marrin pjesë në dasmën e Gazit me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik. Edhe pse artisti është përpjekur që t’i mbajë deri diku diskrete detajet e ceremonisë luksoze me shumë personazhe të famshëm të të gjitha fushave, në fakt do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t’i ngjasojë një koncerti, pasi në dasmën e Gazit do të performojnë disa këngëtarë.

Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e 2017- s, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e jugut, ku Paja kalon muajt e verës.

Lajmi se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin “Portokalli”, duke bërë batutë me veten se “është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!”

Më herët, partnerja e tij Ira postoi në “Instagram” disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, Gazi preferoi ta “ngrijë” “Instagram”-in këto ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY