DOKUMENTAT/Zhupa zbulon vjedhjet e Veliajt para largimit nga Bashkia: 5.2 milion euro...

DOKUMENTAT/Zhupa zbulon vjedhjet e Veliajt para largimit nga Bashkia: 5.2 milion euro tendera në një ditë

149
0
Shares

Zëdhënsja e PD, Ina Zhupa ka reaguar së fundmi, duke denoncuar një tjetër vjedhje galopante të Erion Veliajt, ditëve të fundit para se të lejë Bashkinë e Tiranës.

Sipas Zhupës, e cila flet me dokumenta reale, Veliaj ka arritur të tenderoj kontrata që shkojnë në një vlerë prej 5.2 milion euro.

Tenderat e zhvilluar ne ditën e fundit janë abuziv dhe me vlera të 3 fishuara, këtu vërehen në tenderat si: per trajnim stafi të Bashkise , blerje mobiljesh.

REAGIMI I PLOTE

5.2 milion euro tendera në një ditë! Abuzimi dhe vjedhja galopante e ditës së fundit të Veliajt para se të lërë bashkinë!

Me vendimin e Keshillit të Ministrave nr.284, datë 10.05. 2019 qeveria miratoi farsën e rradhës duke pezulluar zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në të gjitha Bashkitë e vendit për periudhën e zgjedhjeve vendore farsë nga data 1 Qershor 2019 deri me 30 Qershor.

Abuzimi dallon qartë në Bashkinë e kryemashtruesit Erion Veliaj i cili ditën e fundit 31 Maj 2019 që mbyllet dhe sistemi i prokurimit publik sipas VKM për këto njesi vendore , ka arritur të tenderoj kontrata që shkojnë në një vlerë prej 5.2 milion euro . Tenderat e zhvilluar ne ditën e fundit janë abuziv dhe me vlera të 3 fishuara , këtu vërehen në tenderat si: per trajnim stafi të Bashkise , blerje mobiljesh!

Kjo është babëzia e atij që ka abuzuar çdo ditë në krye te bashkise dhe nuk mund të linte pa abuzuar dhe ditën e fundit!

5.2 milion euro tendera në një ditë! Abuzimi dhe vjedhja galopante e ditës së fundit të Veliajt para se të lërë…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Samedi 1 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY