Paloka reagon për letrën e shtatë: Rama përgjigjen e merr nesër

Paloka reagon për letrën e shtatë: Rama përgjigjen e merr nesër

87
0
Shares

Mëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:

A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër.

”Koha Jonë”, kërkoi reagimin e opozitës politike.Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.

”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”, thotë Paloka për ”Koha Jonë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY