“Shqiptarët nga mali”, pas deklaratave raciste Kryeministrja serbe nuk do të lejohet...

“Shqiptarët nga mali”, pas deklaratave raciste Kryeministrja serbe nuk do të lejohet të futet në Kosovë

90
0
Shares

Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç nuk mund ta vizitojë Kosovën nëse kërkon leje për shkak të deklaratave të saj “raciste”. Ky vendim pritet të merret pasi Bernabiç i cilësoi zyrtarët e Kosovës si ‘njerëz të zbritur nga mali’.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, të shpallë shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi u mor të premten ndaj këtij personi që punon si pjesë e stafit ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht është urdhëruar largimi i tij nga  territori i Republikës së Kosovës. “Ky vendim hyri menjëherë në fuqi. Vendimi që shtetasi rus i misionit të UNMIK-ut në Kosovë Mikhail Krasnoshchenkov të shpallet person ‘Non Grata’, u mor për shkak të veprimeve të tij kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kujtojmë, se kryeministrja serbe është shprehur në një mënyrë skandaloze, referuar shqiptarëve, gjatë konferencës së shtypit me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Serbi, Samom Fabrici këtë të mërkurë duke thënë se: “Keni të bëni me njerëz që vijnë nga mali, të cilëve nuk u intereson nëse është gjendje lufte apo jo dhe kjo më frikëson”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY