PS hap fushatën, Bozdo: Provokim ndaj opozitës

PS hap fushatën, Bozdo: Provokim ndaj opozitës

88
0
Shares

Hapja e fushatës nesër nga ana e PS është një provokim ndaj opozitës.

Kështu u shpreh Eno Bozdo, i ftuar në Ora News, duke shtuar se, Rama ka vendosur të hedhë një hap drejt aventurizmit të tij.

“Nesër kryeministri ka vendosur të hedhë një hap tjetër drejt aventurizmit të tij. Jo pa qëllim e thashë që kemi të bëjmë me një person që jeton në një realitet virtual, ku Shqipëria e tij është totalisht e ndryshme nga Shqipëria e shqiptarëve. Zotëria ka vendosur ta bëjë këtë si një provokim të fundit ndaj opozitës, kur të gjitha sondazhet dhe opinionet e kuptojnë që në 30 qershor jo vetëm që nuk mund të ketë zgjedhje, por edhe sikur të ketë qoftë edhe një mundësi të vogël për t’i mbajtur në 30 qershor nuk mund të mbahen zgjedhje, sepse krisja politike dhe sociale do të jetë e thellë dhe pastaj do të jetë e vështirë të rikuperohet duke u nisur nga fakti i kryer”, u shpreh Bozdo.

Do ti prishni zgjedhjet siç ka premtuar Basha, sepse zgjedhjet do të mbahen?

“Zoti Basha nuk ka premtuar se do të prishen zgjedhjet, zoti Basha ka premtuar të mos mundësojë zgjedhjet, dmth të mos mbahen, por jo ti prishim”, u shpreh Eno Bozdo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY