“Berisha shkaktoi ‘tërmet’ kur kërkoi të bombardohej Beogradi, por sa jetë do...

“Berisha shkaktoi ‘tërmet’ kur kërkoi të bombardohej Beogradi, por sa jetë do të ishin kursyer në Kosovë!”

88
0
Shares

Dr. Islam Lauka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka bërë dy deklarata të fuqishme sot lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e Kosovës, gjatë promovimit të veprës së tij më të re “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë.”

“Kur përmenda Berishën këtu, – tha Lauka në fjalën e tij, – nuk  mund të lë pa theksuar një moment që ka dalë tani së fundi, me disa akuza absurde, sikur Sali Berisha paska qënë “argat i Millosheviçit”. Unë mund të jap dy-tre momente që unë i di, se sa “argat” ka qënë dhe është Berisha.

Në vitet 80 unë kam pasur shansin që ta njoh dhe i kam shkuar ndonjëherë në shtëpi e jemi takuar rrallë edhe për kafe, por sa herë që jemi takuar, biseda e Sali Berishës ka qënë vetëm për një çështje: Për Kosovën dhe fatin e saj tragjik!

E dyta, në vitin ’93 unë kam qënë në Moskë, në ambasadë dhe Berisha ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar tërmet atje, në trupin diplomatik. Këtë “tërmet” e ndjeva edhe unë, se më thoshin “more, a është normal ai, udhëheqësi juaj”, sepse Berisha për herë të parë aty,  kërkoi bombardimin e Beogradit! Natyrisht, u bombardua Beogradi, por 6 vjet më vonë! Dhe nëse do të ishte vepruar në kohë, siç tha Berisha, mbase do të ishin kursyer shumë jetë, shumë tragjedi.

Dhe e fundit,  kjo Rruga e Kombit ku hyjmë e dalim sot, që nuk të çonte asgjëkundi, siç thoshin disa, është meritë e Sali Berishës! Unë e di shumë mirë se në atë kohë, institucionet financiare ndërkombëtare kanë qenë kundër, se sipas tyre nuk argumentohej, dobishmëria. Dhe Berisha, ju e dini deklaratën e tij, “do të shkrijmë edhe unazat e gishtit, të  dhe këtë rrugë do ta mbarojmë!”  Unë jam i bindur se po të mos ishte mbaruar në atë kohë, vështirë se do të kishim pasur Rrugë Kombi so

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY