Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-prefektit Berat, ankimon Bashkia e Skraparit

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-prefektit Berat, ankimon Bashkia e Skraparit

69
0
Shares

Bashkia e Skraparit përballet me prokurorinë në gjykatë pas vendimit të organit të akuzës për mosfillimin e hetimeve ndaj prefektit të Qarkut, Harila Dafa.

Prokuroria pasi shqyrtoi padinë e bashkisë për “Shpërdorim detyre”, ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për “Mosfillimin e proçedimit penal”, por bashkia ka ngritur një ankimim, me pretendimin se ekzistojnë të gjitha provat se Dafa ka shpërdoruar detyrën në lidhje me buxhetin e Skraparit.

Bashkia e këtij qyteti akuzon prefektin Harilla Dafa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, më datë 4 janar 2019, ku janë miratuar pesë vendime, përfshirë edhe ai për buxhetin e Skraparit për vitin 2019.

Organi i akuzës pretendon se çështja është administrative dhe se ministria e financave i ka dhënë kompetenca prefektit lidhur me buxhetin, por Bashkia e Skraparit mendon se vendimet e prefektit i kanë sjellë qytetit dëm ekonomik pasi po përdoret vetëm 1 e 12-ta e buxhetit në muajin e pestë të vitit.

Në ankimimin e firmosur nga kryebashkiaku i Skraparit Nesim Spahiu thuhet se Prokuroria duhej të fillonte hetimin për dëmin që i është shkaktuar qytetit, punonjësve të pushtetit lokal dhe gjithë komunitetit, për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të të kallzuarit”.

Çështja e buxhetit të Këshillit Bashkiak në Skrapar u bë pjesë e një konflikti të hapur politik mes Bashkisë që drejtohet nga kryetari mbështetës i subjektit politik LSI dhe këshillit që ka shumicë anëtarë të Partisë Socialiste.

U deshën tri mbledhje të këshillit bashkiak që buxheti të miratohej, por që vendimi nuk njihet nga kryetari i bashkisë. Aktualisht vendimet e këshillit po shqyrtohen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, ndërkohë që Bashkia vepron me 1 të /12 e buxhetit të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY