VIDEO/ Dërgonte drogë me gomone në Itali, ja kush është shqiptari i...

VIDEO/ Dërgonte drogë me gomone në Itali, ja kush është shqiptari i arrestuar sot

87
0
Shares

Një grup kriminal shqiptarësh është arrestuar sot pas një operacioni të përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare të quajtur “Sabbia”, ku u arrestuan 5 persona.

Mediat italiane shkruajnë se grupi ishte i përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht i dedikuar në importin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës.

Hetimet për këtë grup kanë nisur që në janar 2018.

Zakonisht droga vinte nga Shqipëria me destinacion brigjet e Brindisit nëpërmjet gomoneve, të cilat zbarkonin në zonat e izoluara bregdetare, ku gjeni mbështetjen e krimit të  organizuar në Pulia,

Droga më pas nëpërmjet korrierëve, transportohej më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milano dhe Firence.

Sipas mediave italiane, i dyshuari kryesor është Flodian Serjani, një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Serjani është arrestuar sot në Shqipëri, sipas mediave italiane.

Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore.

Më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY