Pezullimi i vizave për shqiptarët, Ambasada Holandeze bën sqarimin e nevojshëm

Pezullimi i vizave për shqiptarët, Ambasada Holandeze bën sqarimin e nevojshëm

143
0
Shares

Ambasada e Holandës në Tiranë reagon pas letrës së qeverisë holandeze drejtuar Brukselit, ku kërkohet heqja e vizave për shqiptarët.

Ambasada sqaron se deri sa KE të marrë një vendim, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë.

Pavarësisht se ende nuk ka asnjë vendimmarrje, për tu theksuar eshte fakti që Shqipëria po shkon hapa pas, kur vetëm dy ditë më parë, u lavdërua dhe u hap drita jeshile e hapjes së negociatave.

NJOFTIMI I AMBASADES

Parlamenti Hollandez i kërkoi Qeverisë hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.
Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Hollandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.

Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.

Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.

Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY