“Mund” Thaçin dhe Ramën, Berisha: Publiku i ndëshkoi dhe pse bënë zhurmuesin...

“Mund” Thaçin dhe Ramën, Berisha: Publiku i ndëshkoi dhe pse bënë zhurmuesin e denoncimeve të mia

73
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas daljes së tij në intervistë mbrëmjen e djeshme, teksa konkurrohej dhe nga kryeministri  Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në të njëjtën fashë orari.

Berisha shkruan se dhe pse ata u munduan të bënin zhurmuesin e denoncimeve të tij, ishte publiku ai që i ndëshkoi me përçmim.

Publiku i ndeshkoi me perçmim Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin in chef.

Te dashur miq, mbreme isha ne T7 ne Pressing me Berat Buzhalen dhe Leonard Kerqukin, dalje e njoftuar dite me pare. Te tmerruar nga denoncimet dhe deshmite e mia eventuale ne Pressing, Zografi Bis, Miladini shqipfoles me urdher te Baton Stanishiq vrapuan te uzurpojne ne te njejten kohe me pressing tre ekrane televizive ne Shqiperi dhe ne Kosove vetem e vetem qe te benin zhurmuesin e denoncimeve dhe deshmive te mia per aktet e tyre antikombetare.

Matjet ne kohe reale te audiences ishin diskretituese per Zografin Bis, Miladinin Shqipfoles dhe argatin in chef. Ato deshmonin perçmimin dhe ndeshkimin e publikut jo vetem me komentet por mbi te gjitha me injorimin e tyre.

Ketu me poshte keni nje artikull te matjeve ne kohe reale te audiences time ne pressing T7 dhe te Zografit Bis e te Miladinit shqipfoles ne TCH dhe TV Dukagjin dhe Abc news, qe deshmon nivelin banal te audiences se ketyre dy te fundit! Sb-shkruan Berisha duke nxjerrë dhe foton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY