Përplasje me stafin e spitalit, e pëson keq 28-vjeçari në Elbasan

Përplasje me stafin e spitalit, e pëson keq 28-vjeçari në Elbasan

89
0
Shares

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pak pasi u konfliktua me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit dhe kundërshtoi me dhunë policinë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale D.K shkoi për ndihmë mjekësore pranë spitalit dhe menjëherë më pas u konfliktua me stafin mjekësor.

Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY