Ambasadori i BE pranon SMS-të me Ramën në “WhatsApp”: Nuk dua të...

Ambasadori i BE pranon SMS-të me Ramën në “WhatsApp”: Nuk dua të hyj në hollësi

128
0
Shares

Këto ditë është komentuar gjatë dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, për shkak të disa mesazheve që iu zbuluan duke folur me kryeministrin Rama dhe me pjestarë të tjerë të qeverisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian ka reaguar një ditë pas publikimit të mesazheve private në “WhatsApp”. Soreca shprehet se nuk flet vetëm me qeverinë, por edhe me anëtarë të opozitës.

“Po është gjë e mirë që unë flas me të gjitha palët. E di që ju tashmë në këtë moment po i referoheni fotografimit të celularit tim, por fatmirësisht ambasadori i BE ka mundësi që të flasë me të gjitha palët. Po të kishin marrë një fotografim disa sekonda më parë të celularit tim do të kishin gjetur aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Kështu duhet të jetë në fakt puna. Sa i përket thelbit të atyre gjërave që janë fotografuar, për këto nuk dua të flas, nuk dua të hyj në hollësi, pasi kam folur me persona të cilët janë parë në atë fotografi”, tha ai në emisionin “Real Story”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY