Ku shkojnë paratë për studentët? Politekniku harxhon 70 mln lekë për 6...

Ku shkojnë paratë për studentët? Politekniku harxhon 70 mln lekë për 6 muaj

244
0
Shares

Universitetet vijojnë t`i përdorin të ardhurat e studentëve për karburant apo sigurinë fizike ndërsa nuk ka asnjë masë për kërkimin shkencor. Universiteti Politeknik për 6 muaj, do të shpenzojnë 7 milionë lekë (te reja) vetëm për karburant ndërsa studentët shprehen se nevojiten shpenzime në auditorë, laboratorë dhe praktika.

Shtatë milion lekë nga të ardhurat e studentëve, Universiteti Politeknik i Tiranës do t`i shpenzojë për karburant në vetëm 6 muaj. Ky institucion ka hapur tender për blerje karburanti me një fond limit 7 milionë e 200 mijë lekë.

Studentët thonë se do të ishte e drejtë që kjo shumë e lartë të shkonte për përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies.

“Disa nga audutoret kanë probleme me tavolinat, karriget”

“Për laboratorët, kompjuterat cop cop”

“Duhet të shtohen praktikat”

Shuma më të ulta por sërish të konsiderueshme do të shpenzojnë për karburant edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, përkatësisht 4.5 mln lekë dhe 3.5 mln lekë.

Jo vetëm karburanti, por edhe siguria fizike vijon të mbetet një nga zërat që Universitetet tregohen dorëlëshuar në shpenzime.

Universiteti i Tiranës për filialin në Sarandë do të harxhojë 6.2 milionë lekë.

Por pavarësisht se të ardhurat nuk mungojnë, institucionet e arsimit të lartë vijojnë të shpenzojnë shumë pak ose aspak për kërkimin e lartë shkencor.

Kjo problematikë është evidentuar edhe në progres raportin e Komisionit të Bashkimit Evropian që rekomandon rritje të buxhetit për shkencën./ Ora Neës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY