Afera Milot/Balldren, Shehaj: Kompania i “dhuroi” ministrisë falas një tunel 17 mln...

Afera Milot/Balldren, Shehaj: Kompania i “dhuroi” ministrisë falas një tunel 17 mln euro

132
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, ka publikuar fakte te reja per sa i perket aferes se rruges Milot- Balldren.

Duke publikuar disa dokumente Shehaj denoncont se kompania ANK bën një ofertë me 140 milionë euro ku përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli me vetëm një tub, të gjatë 850 metra, me kosto 17 milionë euro.

POSTIMI I SHEHAJT:

Për të kuptuar nivelin primitiv dhe qesharak të vjedhjes me koncesionin Milot-Balldrem: Kompania ANK bën një ofertë me 140 milionë euro ku përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli me vetëm një tub, të gjatë 850 metra, me kosto 17 milionë euro.
Ministria i thotë kompanisë se standardi i tyre është që tunelet duhet të kenë dy tuba, një vajtje, një ardhje. Kompania i përgjigjet: hajde se po ta bëj edhe nje tub të dytë, falas, pa e rritur fare koston.
Dhe kështu fusin në kontratë edhe nje tub tuneli “falas”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY