VIDEO/ Flet Anxhela, transvetiti që tentoi dje vetëdjegien: Dua pune, s’dua ta...

VIDEO/ Flet Anxhela, transvetiti që tentoi dje vetëdjegien: Dua pune, s’dua ta shes më trupin

661
0
Shares

Ende nuk e ka mbledhur veten nga tentativa për vetëvrasje. 32-vjeçari Fatjon Hoxha, tranvestiti që njihet me emrin “Anxhela” zbulon motivin pse tentoi të vetëflijohej publikisht. Kërkesat janë të thjeshta, ajo kërkon një punë dhe një strehë ku të fusë kokën.
Të drejtosh gishtin nga tjetri është e lehtë, por të dëgjosh historinë e saj është tragjike. Është braktisur nga familja e saj qysh kur ka qenë 4 vjeç, është përdhunuar 2 herë në fëmijërinë e tij dhe për më shumë vite ka shitur trupin për mbijetesë.
“Mbrapa spitalit të fëmijëve kishte disa shtëpi, dhe burri i një sanitareje më mori dhe më futi në një dhomë. Unë e shikoja që po më ngacmonte seksualisht, tentoj të iki por më kishte mbyllur derën. Ai më godet pas kokës dhe kam rënë pa ndjenja. Ai më dërgoi tek dhoma e fundit, dhe kur u zgjova kërkova, po kërkoja bukë. Më pas aty vijnë dy policë dhe më gjejnë të lidhur lakuriq”, u shpreh Anxhela duke treguar historinë sesi e kanë përdhunuar në fëmijëri. 
Dje ajo tentoi të vetëflijohej. Pasi iu shpëtua jeta nga punonjës të policisë, ajo kërkon një punë dhe një strehë.
Në moshën 18-vjeçare prostituonte dhe më pas u bë vartëse e drogave, por më pas pati guximin të dilte nga vartësia e saj.
“Unë dhe shoqja ime e ndjerë, pinim por që tani nuk pi më. E kam lënë”, vijoi me tej Anxhela. 
Anxhela është 32 vjeç dhe shprehet se nuk ka qenë jetuar kurrë në një shtëpi. Nuk ka gëzuar asnjëherë një strehë të sajën.
Tani kërkon që të gjëjë një punë, qoftë edhe si punonjëse pastrimi. Ajo nuk dëshiron të shesë më trupin e të prostituojë.
“Shteti kaq të bëjë, shteti të dalë aty të bëjë programin e saj, unë do duroj do duroj sa të duroj. Unë kam thënë që do digjem, por tani do hyp në ndonjë pallat dhe do i jap fund jetës. Nuk jetohet kështu”, u shpreh Anxhela.
Ka trokitur për ndihmë gjithandej dhe në të gjitha rastet dera i është përplasur fytyrës për shkak të paragjykimeve. Aktualisht ajo jeton në lulishten përballë Parlamentit.
“Kam kërkuar gjithandej por sa për sy e faqe. Normale kjo është ajo jeta ime që do të përballem. Të ishte çdo gjë, fshesë të futesha dhe të mos vuaja më në rrugë”, përfundoi Anxhela.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY