Rama replikon me Gjuzin dhe nuk kursen batutat: Po ndërpritem nga Natlmadhnia...

Rama replikon me Gjuzin dhe nuk kursen batutat: Po ndërpritem nga Natlmadhnia e tij…

98
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ndonëse me vonesë është paraqitur në Parlament, nga ku ka përsëritur ftesën për dialog.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se Zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen, pasi sipas tij data 30 qershor buron nga Kushtetuta si përcaktim në dekretin e presidentit bazuar mbi Kushtetutë.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka replikuar sot dhe me Kujtim Gjuzin, opozitarin e sapofutur në Kuvend.

Teksa Gjuzi ishte duke folur nga vendi, Rama kërkoi që ai të respektonte fjalën e kryeministrit dhe të mos ndërhynte. E megjithatë sipas Ramës ndërhyrjet e Gjuzit janë me efikase se ato të Flamur Nokës, të cilin e quajti Flamur pa shkop.

“Për ata që nuk e kanë zërin e sallës, po ndërpritem nga Natlmadhnia e tij Kujtim Gjuzi i parë. Mos më ndëerprit dhe reflekto edukatën monarkike.Mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike, si shprehja më e lartë e njeriut për të respektuar njeriun. Proges i madh është bërë nga Flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, jemi në progres. I japim tharm seancës ndërprerjet në parlament ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur” u shpreh Rama.

Kujtojmë se deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar disa herë praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë, aq sa duket se sot, me padurim po pret ‘përballjen’ me të në foltoren e Kuvendit, ku disa herë ndërpreu kreun e qeverisë gjatë fjalimit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY