“Ju a kanë marrë të gjitha”, Paloka: Do prisni t’ju vijnë natën...

“Ju a kanë marrë të gjitha”, Paloka: Do prisni t’ju vijnë natën e t’ju shkatërrojnë?

101
0
Shares

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas shembjeve të djeshme nga ana e IMT në zonë e selvisë në Tiranë. Ai publikon një foto nga ajo se çfarë ka mbetur nga ky aksion.

Sipas Palokës, kjo ngjarje i shtohet arsyeve se pse duhet të protestojnë qytetarët.

POSTIMI I PLOTE

Shikojini këto pamje. Nesër mund të jetë shtëpia apo biznesi juaj.

Pak jave me parë është publikuar vendimi i marre nga qeveria për prishjen e 90 mijë objekteve, shumica në Tiranë! Kam bërë thirrje atëherë e po ju bej prapë: Do prisni t’ju vijnë natën e t’ju shkatrrojnë, jo një godinë, por jetën?!

Pse? Vetem që Rama, Veliaj e pesë hajdutë të pangopur, te fusin milionat në xhepat e tyre.

Ngrihuni sot, si qindra e mijera te tjerë që janë në protestë për shtëpitë e tyre, për bukën e tyre, për femijët e tyre, për jetën e tyre.
Nuk ka çfarë ju marrin më, ju a kanë marrë të gjitha…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY