TV kombëtar i Gjermanisë: Jo Shqipëria në BE, nuk e duam drogën...

TV kombëtar i Gjermanisë: Jo Shqipëria në BE, nuk e duam drogën e saj

97
0
Shares

Një ditë pasi deputeti i Bundestag-ut Gjerman, Gunther Krichbaum bëri të qartë në Tiranë 7 arsyet pse Gjermania nuk ishte dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat me BE, edhe televizioni kombëtar gjerman ARD thotë të njëjtën gjë, që Shqipëria nuk është ende gati që t’i çelen negociatat për tu anëtarësuar në BE.
Televizioni kombëtar gjerman shfaq shqetësim për drogën që mund të vijë nga Shqipëria në rast se i çelen negociatat. “A është Shqipëria gati për bisedime me BE-në”, shtron pyetjen ky televizion, duke theksuar se me anëtarësimin evropian droga do të mbërrijë në të gjithë vendet e BE.
“Prodhimi dhe trafikimi i drogës është diçka që nuk i përshtatet Bashkimit Europian, ne nuk e duam këtë. BE-ja është shpresa e së ardhmes për shumicën e shqiptarëve. Shqipëria ‘eksporton’ vetëm marijuanë në përmasa të mëdha, por është gjithashtu rrugë kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Jugore dhe heroinës nga Afganistani. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e pavarësisë së gjyqtarëve dhe migrimi i popullsisë janë gjithashtu çështje që shqetësojnë Berlinin dhe Brukselin”, raporton televizioni kombëtar gjerman.
Sipas ARD, me të gjitha problemet që ka, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet e gjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY