Murrizi drejton seancën e parë parlamentare, e nis me batutë detyrën e...

Murrizi drejton seancën e parë parlamentare, e nis me batutë detyrën e nënkryetarit

89
0
Shares

22 ditë pas zgjedhjes si nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka drejtuar seancën e parë plenare këtë të enjte.

Në momentin kur Murrizi mori fjalën, ishte deputeti Gjoni i cili kërkoi të replikonte me kreun e grupit parlamentar të PS. Pasi ky i fundit mbylli replikën e tij, diçka të cilën nuk e lejon rregullorja e Parlamentit dhe këtë e theksoi edhe Murrizi, shtoi se meqë seancën e drejtonte vetë, le ta bënte replikën.

“Në fakt zoti Gjoni nuk lejohet të bëhët replikë mbi replikën, por meqë seancën e drjtoj unë, flisni”.

Ndërkohë që në seancë shpërthyen të qeshura.

Kujtojmë se pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, u ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit. Murrizi zëvendësoi Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY