“Ka ende ndonjë naiv që beson Kryeministrin?” shpërthen Manjani: Kulmi i ANTI...

“Ka ende ndonjë naiv që beson Kryeministrin?” shpërthen Manjani: Kulmi i ANTI – KUSHTETUTSHMËRISË

85
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me dhunën policore gjatë prishjes së pronave tek zona e Selvies në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.(kliko ketu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se prishja e pronave mbrëmjen e djeshme ndonëse pronarët janë të pajisur me certifikatë pronësie, është kulmi i anti-kushtetueshmërisë. Sipas Manjanit e gjithë kjo ndodh në momentin kur zbulohet diskutimi privat ‘Rama-Soreca’.

Ish-ministri Manjani ndërsa u bën thirrje qytetarëve të reagojnë sa nuk është vonë, ironizon me ndërkombëtarët, ku shkruan: “Faleminderit që nuk patë drogën dhe nuk shihni qeverisjen më anti-kushtetuese që kemi patur ndonjëherë!Faleminderit që shpallni fajtorë opozitën që vetëm denoncon dhe nuk shihni asnjë faj tek qeveria që DHUNON!

Postimi i plotë:

Dyqani te Selvia dhe “ustai” rilindas…

=============
Nëse ka ende ndonjë naiv që beson Kryeministrin kur flet si mbrojtës i Kushtetutës, i sugjeroj të shohë pamjet tsk Selvia mbrëmë.

Të shohë se si policë të shtetit, që paguhen për të mbrojtur pronat e liritë e njerëzve i DHUNOJNË ato!

I dhunojnë hapur, pa ligj, pa proçes të rregullt e pa asnjë masë njerëzore. Media raporton që policia u prishi shtëpinë, pavarësisht se pronarët janë paisur me çertifikatë pronësie.

Ky është kulmi i ANTI – KUSTHTETUTSHMËRISË!

Kjo sjellje ndodhi bash në kohën kur media zbuloi diskutimin privat “kushtetues” Rama – Soreca.

Ja ku e kanë Kushtetutën!

Nga Shkoza tek Unaza, nga Bregu i Lumit tek Selvia, prona rrëmbehet e pronarët dhunohen nga shteti me urdhër verbal.

Kjo është Kushtetuta e sundimit politik të Rilindjes! Kjo kushtetutë sigurisht nuk lejon demokraci e zgjedhje të lira.

Naivët bëjnë mirë të hapin sytë, se kur t’u shkojë policia në derë do jetë shumë vonë..!

Dhe më në fund, Soreca, Mogherini, Hahn, EURALIUS, OPDAT, ONM,OSBE e çka tjetër, Faleminderit shumë!

Faleminderit që nuk patë drogën dhe nuk shihni qeverisjen më anti-kushtetuese që kemi patur ndonjëherë!

Faleminderit që shpallni fajtorë opozitën që vetëm denoncon dhe nuk shihni asnjë faj tek qeveria që DHUNON!

Po e ndihmoni Shqipërinë sa më ska!

Turp e shkuar turpit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY