Shehaj: Të hetohet afera Milot-Balldren, fituesi ka vetëm 4mln kapital por i...

Shehaj: Të hetohet afera Milot-Balldren, fituesi ka vetëm 4mln kapital por i duhet të investojë 52 mln euro

112
0
Shares

Ish-deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje një kontratë koncesionare, të cilën e quan mashtruese.

Shehaj sqaron se koncesioni i rrugës Milot-Balldren është mashtrim. Kjo pasi kompania qe ka marrë përsipër ta paguajë 52 milionët, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital të saj.

Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).

Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, -shkruan ish-deputeti në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY