Klement Balili kërkon pafajësi në Apel

Klement Balili kërkon pafajësi në Apel

111
0
Shares

Pas dënimit me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Kelmend Balili ka ankimuar vendimin duke kërkuar pafajësi në gjykatën e Apelit.

Sipas Balilit ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Në Shkallën e Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri telefonik që prokuroria thotë se është përgjuar, në të vërtetë nuk i përket Balilit. Për rrjedhojë, mbrojtja tha edhe personi që del në përgjime nuk është Kelmend Balili, ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij në këtë çështje.

Kelmend Balili u vetëdorëzua në polici me 15 janar të këtij viti, ku u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY