VIDEO/U proceduan për 16 shkurtin, flasin ish-deputetët e PD-së: Policët ishin të...

VIDEO/U proceduan për 16 shkurtin, flasin ish-deputetët e PD-së: Policët ishin të dehur

116
0
Shares

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë proceduar nga Prokuroria e Tiranës penalisht për protestën e 16 shkurtit kanë folur në një konferencë për mediat dhe kanë sqaruar të vërtetën e përplasjeve  mes tyre dhe policëve të drejtoria e Policisë së Tiranës.

I pari që ka folur ishte ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i cili tha se Drejtori i Policisë së Shtetit ka agresuar  kolegun e tij Gent Stazimirin, ndërsa shton se  nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma.

I pyetur nga gazetarët, nëse ka patur dhunë, Alibeaj tha se ata ishin përballë një bande të dehurish.

“E meqë prej medias u njoftuam dje, bëjmë me dije se në cilësinë tonë si deputetë  depozituam kallëzim penal. Mohimi i të drejtave tona, të proceduarit jemi ne. deputetët përballë një bande kriminale që shtyp qytetarët e vetë, kjo është e vërteta. Asgjë nga kjo e vërtetë nuk ka tjetër. Kukullat në prokurori zbatojnë urdhërat. 2 qershori do të jetë më keq se kaq. Do të jetë më tepër se çfarë kanë parë. Më shumë sesa drejtuesit e dehur të policisë dhe drejtorëve të dehur të prokurorisë.”’-tha Alibeaj.

Nga ana tjetër Noka ka sqaruar perplasjen e tij me policinë.

Janë munduar të fshijnë materiale filmike, por aty shihni në një moment që ka shpërndarë Policia politike dhe prokuroria politike ku punonjësi i Policisë ndalon fizikisht deputetët, i shtyn, që nuk lejohet se kanë deputet, por i kanë futur thonjtë në fyt kologut Strazimiri që është vizituar edhe tek mjeku për dhunën”, thotë Noka.

LIVE

LIVE – 6 ish- deputetë të Partisë Demokratike konferencë për shtyp për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 29 mai 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY