Hahn lexon raportin për Shqipërinë: Komisioni rekomandon hapjen e negociatave

Hahn lexon raportin për Shqipërinë: Komisioni rekomandon hapjen e negociatave

89
0
Shares

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Deklarata u bë nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe se komisioni rekomandon hapjen e negociatave, duke shtuar se “duhet ti përmbahemi angazhimeve tona”.

Hahn: Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.  Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. 

Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të besueshmë dhe të ecin pozitivisht në çështjet e  zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane.

Hahn bëri edhe njëherë thirrje për zgjidhjen e problemeve fqinjësore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi se ekonomia e rajonit ka ende shumë dobësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY