Nuk u rikthye në burg pas daljes me leje, arrestohet 36-vjeçari

Nuk u rikthye në burg pas daljes me leje, arrestohet 36-vjeçari

91
0
Shares

Një shtetas 36 vjeçar, banues në Ballsh, me iniciale G.T ka thyer lejen e dhënë nga IEVP Fier, duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij duke bërë edhe arrestimin për veprën penale   “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Pas kontrollit të ushtruar, 36 vjeçarit ju gjet hashash dhe një patentë greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njoftimi i Policisë

Nga shërbimet e Njësisë Operacionale “Sopoti” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vendin e quajtur “QTU” u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY