Kalon Vetingun, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Kalon Vetingun, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

122
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Dhimitër Lara, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Në seancën dëgjimore, gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara u përball me probleme të vogla me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku u vlerësua për të tre kriteret e vetingut.

Sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Ai  doli dy ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së.

Dhimitër Lara e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Fierit. Në prill të vitit 2004, ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, funksion të cilin vazhdon ta ushtrojë prej 15 vitesh.  Lara është gjithashtu autor i librit “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale”, i cili është pjesë e kurrikulës në Shkollën e Magjistraturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY