Dy të ndaluar në Elbasan, njëri prej tyre theu ‘arrestin në shtëpi’

Dy të ndaluar në Elbasan, njëri prej tyre theu ‘arrestin në shtëpi’

77
0
Shares

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë 50-vjeçarin E.M pasi u konstatua se lëvizte në qytet edhe pse ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Në pranga përfundoi edhe T.B., banues në fshatin Broshkë, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen N.B., e cila ndodhet në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit E.M., dhe ” Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit T.B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY