“Më solli UJKU në Angli që të kujdesesha për drogën” Si u...

“Më solli UJKU në Angli që të kujdesesha për drogën” Si u zbuluan mashtrimet e trafikantit shqiptar

137
0
Shares

Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se kujdesej për një fabrikë kanabisi në rrethinat e York të Anglisë. 26-vjeçari L. Zenelaj pretendoi para autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë. Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesen për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf sëbashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor.

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi sëbashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në Nëntor të 2018-s. Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane, raporton klan

Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në destinacion. Para gjykatës shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranuan nga gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY